TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një libër nga Profesor Selami Xhepa dhe kolegët e tij ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili jua ka dhuruar të gjithë ministrave dhe deputetëve të tij për tu njohur me tezat për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
Ish-deputeti demokrat i foli Ramës për pengesat që i bën ekonomisë, burokracia e lartë, si dhe nënvizoi nevojën që edhe institucionet e pavarura të japin llogari.
“Institucionet e pavarura janë një mit, sepse varen nga ligji. Ka nevojë për monitorim, duhet të jetë me performancë dhe indikatorë”, tha ai.
Në këtë aspekt, kryeministri komentoi për herë të parë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që rriti pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Institucionet e pavarura gjithnjë e më problem, bie në sy paaftësia institucione për të kontrolluar performancën në sistemin shtetëror. Rasti klasik është se si gjykatësit i rritën rrogën vetes. Rasti klasik i impotencës së shtetit për të thënë “jo”. Ishte skandaloze”, tha Rama.
Rama dhe profesor Xhepa apeluan që biznesi të hapë sytë për të kapur ritmin e kohës, pasi integrimi në BE mund t’i gjejë të papërgatitura për të konkurruar.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë bindjen se pavarësia e universiteteve nuk duhet parë si liri e pakufishme, por duhet që performanca e tyre të kontrollohet.