AKTUALITET, 15 Prill 2024, 14:16

Gjykata e Fierit vendos arrest me burg për 63-vjeçarin, tentoi të godiste gjykatësen gjatë seancës

Gjykata e Fierit vendos arrest me burg për 63-vjeçarin, tentoi

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, për shtetasin me iniciale J.K., për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”.

63-vjeçari, banues në Sarandë, u ndalua pas kundërshtimit të vendimit gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie ku tentoi të godiste gjykatësen me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë dhe se prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të çështjes vendosi masën e sigurimit “arrest me burg” për personin nën hetim.

Gjykata e Fierit vendos arrest me burg për 63-vjeçarin, tentoi

Gjykata e Fierit vendos arrest me burg për 63-vjeçarin, tentoi