AKTUALITET, 25 Nëntor 2024, 14:49

Gjurmët e plumbave ende në xhamin e makinës! Dalin fotot e G-Class-it të Klaudio Prendit

Gjurmët e plumbave ende në xhamin e makinës! Dalin fotot e

Gjurmët e plumbave të atentatorëve janë ende në xhamin e G Class-it të Klaudio Prendit, i cili mbeti i vdekur gjatë një atentati mafioz në 18 nëntor në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Në fotot e siguruara nga LSA, duket mjeti i vendosur në karroatrec nga policia, ndërsa dallohen në xhamin e derës së shoferit të paktën gjashtë shenja plumbi të përdorur në atentat.

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, dyshohet se është qëlluar me disa plumba dhe është transportuar në spital nga miqtë e tij për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.