AKTUALITET, 16 Shkurt 2025, 12:46

GJKKO vendosi “Arrest me burg”, Veliaj kërkon lirimin nga qelia

GJKKO vendosi “Arrest me burg”, Veliaj kërkon lirimin nga qelia

Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta, dorëzoi në Apelin e Posaçëm ankimimin kundër vendimit për masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Më datë 12 shkurt, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është lënë në masën e arrestit me burg nga gjyqtari i Posaçëm, Erjon Bani. Vendimi erdhi pas më shumë se dy orësh, pas përfundimit të një seance maratonë ku dy prokurorët e SPAK u përballen me kryebashkiakun, mbrojtësit e tij, por edhe personat e tjerë që janë nën akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Për Ajola Xoxën, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit, pa autorizimin e gjykatës.

GJKKO ka vendosur gjithashtu vazhdimin e masësë së sigurisë “arrest në burg” për biznesmenin Elman Abule dhe “detyrim paraqitje” për 5 tjerët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.