AKTUALITET, 14 Shkurt 2025, 12:50

GJKKO kalon për gjykim ‘Dosjen 5D’/ Abuzimi me tenderat në Bashkinë e Tiranës, Molla e Qato nën akuzë për korrupsion, mosdeklarim pasurie e pastrim parash

GJKKO kalon për gjykim ‘Dosjen 5D’/ Abuzimi me tenderat në

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen 5D të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Redi Molla dhe Mariglen Qato do të gjykohen në këtë proces për veprat penal të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Ndërkohë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera.