TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ermir Gjinishi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se SHBA dhe Irani janë pranë një marrëveshjeje të përkohshme dhe të pjeshshme.
“Deri para pak ditësh thuhej se a kemi luftë apo marrëveshje. Tani jemi pranë marrëveshjes. Trump para pak orësh tha se jemi në prag të marrëveshjes.
Pak më herët sot paradite, ishte ministri i luftës që tha ja si ishte i bllokuar Hormuzi dhe si e zhbllokuam ne.
Hormuzi nuk bllokohet nga Irani se ai nuk bllokon dot veten. SHBA-të kanë rritur eksportin në 4 milionë fuçi në ditë për herë të parë.
Shefi negociator i Pakistanit ishte në Iran dhe do të shkojë në SHBA.
Jemi pranë një marrëveshje të pjesshme. Trump dhe Irani flasin në kornizën e triumfatorit. 3 pikat janë ndalimi i pasurimit të uraniumit, 490 kg që të hiqet nga Irani dhe Lavrov tha se do ta merrte Rusia në ruajtje. Po flitet për ndalimin e saj për një dekadë.
Pika e 2 ishte hapja e Hormuzit. Irani ka refuzuar bashkëpunimin me SHBA, por Kina tha se Hormuzi është çështje iraniane.
E treta është heqja e sanksioneve. Irani ka rreth 40 miliardë dollarë të ngrira dhe ka mungesë valute të huaj. Tjetra është problemi i raketave balistike dhe Irani thotë se do të vijojnë të prodhohen, por jo me rreze të gjatë, që është e vështirë të kontrollohet.
Po bëhet debat edhe për milicitë në rajon që mbështeten nga Irani. Sa i përket dëmshpërblimit SHBA mund ta pranojnë dhe shtetet e gadishullit do ta japin në formën e asistencës.
Irani thotë se një marrëveshje e votuar në Kongresin Amerikan do të ishte një lloj garancie.
Jemi pranë një marrëveshje të përkohshme. Kjo luftë për të gjitha mediat amerikane është e humbur. Se ishte luftë idiote tha ministrja britanike.
Koha nuk është në favor të Trump se është kampionati botëror në qershor, pastaj zgjedhjet.
Rusia vetëm në këtë muaj ka futur 20 miliardë dollarë nga shitja e gazit dhe naftës. Kina nuk ka asnjë anije kineze sepse merr 80 për qind të naftës nga kjo. Gjithë ky dështim po tentohet të mbulohet”- tha Gjinishi.