AKTUALITET, 26 Dhjetor 2024, 11:20

Gjirokastër/ U gjet pa shenja jete pranë Pallatit të Sportit, policia: Dyshimet e para. Vazhdojnë hetimet

Gjirokastër/ U gjet pa shenja jete pranë Pallatit të Sportit,

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër.

Dyshimet e para janë që se 62-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e tij.

Hetimet e policisë vazhdojnë për të përcaktuar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 26.12.2024, rreth orës 07:30, në shkallët e pallatit të sportit, në lagjen “18 Shtatori”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. L., 62 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.