TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ermir Gjinishi, duke folur për gjendjen e tendosur në rajonin e Gjirit Persik dhe zgjatjen e armëpushimit SHBA-Iran, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se gjithë loja është se sa do të durojë Irani pa eksportuar naftë, ndërsa SHBA-të ndodhen përballë presionit të jashtëm dhe të brendshëm për fundin e luftës.
“Nesër fillon një raund tjetër bisedimesh, por Trump tha se do të ketë një kohë shtesë, pa thënë se sa. Zhvillimet janë në Ngushticën e Hormuzit, ku secila palë thotë se ka kontrollin. Iranianët kanë sulmuar një anije greke.
Të dyja palët nuk janë të sinqerta se thonë për dominim absolut të Hormuzit.
Bloomberg thoshte se 34 anije kanë çarë bllokadën e Hormuzit. 15 kompani botërore janë të kërcënuara me falimentin.
Irani e ka jetike ngushticën dhe e gjithë loja është sa do të durojë Irani dhe nuk do të durojë gjatë pa eksporte. Nëse s’ka eksport bllokohen puset nëse rrinë dy javë pa punë.
SHBA-të janë nën presionin e botës dhe të brendshëm.
Ndërsa Trump tha se zgjatja e armëpushimit janë nga frakturat në Iran që mohohet, ajo që është interesante është se çfarë ndodh në Shtëpinë e Bardhë. Me vrasjen e lidershipit në Iran u tha se do të vinte në pushtet linja e ashpër.
Është interesante që sot është ndaluar nga SHBA një anije që do të shkonte në Kinë dhe do të duhet të shihet si do të reagojë Kina”-tha Gjinishi.