TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për luftën në Iran dhe përqëndrimin e luftës në kanalin e Hormuzin, një nga armët më të forta që ka Irani në luftë, pasi aty kalon një përqindje mjaft e lartë e naftës.
Gjinishi deklaroi se përveç ngushticës së Hormuzit, interesi është edhe për një ishull të Iranit, të quajtur Kharg, i cili ka rëndësi të madhe strategjike për naftën, por analisti tha se është e vështirë për amerikanët që ta pushtojnë, pasi ishulli është bazë e fortifikuar ushtarake.
"Vrasja e 160 nxënësve të fillores, ka ndodhur në ditën e parë të sulmeve, ka hapur debat si dhe pse është goditur ajo shkollë. Kishte dyshime se nga ajo shkollë niseshin raketat balisitke. Ka debat në Kongres, ka edhe hetim. Në OKB ësht kërkuar hetim. Është një krim. Me sa të dhëna kemi, janë trupat izraelite që kanë goditur dhe jo SHBA, por kjo mbetet për tu parë.
Ajo që po ndodh, është problemi i Hormuzit. Raketat dhe Hormuzi është e vetmja armë që i ka mbetur Iranit. Në Hormuz kalon 24% e naftës së gadishullit. Pëtej Hormuzit është një ishull, Kharg,, ka dy gjëra, e gjithë nafta iraniane tregtohet nga ky ishull, nuk banon njeri aty, ka vetëm fortifikime ushtarake dhe baza nafte. Depozitohen 2 milionë fuçi në ditë. Po diskutohet pushtimi i këtij ishulli. Ka dy çështje, pika strategjike për luftën. E para, nëse menaxhon këtë ishull, ke garantuar sigurinë energjitike që kalon aty.
Dhe e dyta, ndërpret mundësinë e Iranit për të eksportuar naftë, që jep goditje shumë të madhe ekonomisë së Iranit. Po flitet gjithnjë e më tepër për mënyrën si ta pushtojnë, por është e vështirë, ishulli është fortifikatë ushtarake.
Nuk mund ta marrësh, mund ta pushtosh, por e mban dot apo jo, pasi raketat balistike të iranit dhe dronët…
Ka dy ditë që trupat iraniane po e minojnë Hormuzin. Çështja është, e mban dot apo jo Hormuzin? E mban dot apo jo ishullin e Kharg?
Ushtria amerikane ka dështuar, që të shoqërojë dhe garantoj sigurinë e të gjithë cisternave, siç tha Trump. Hormuzi vijon të jetë në duart e iranianëve. Sot janë goditur dy anije që kanë tentuar të kalojnë Hormuzin. Garda revolucionare ka kërcënuar që nuk e kemi mbyllur totalisht por nuk kalon anije pa marrë miratimin e flotës iraniane", deklaroi Gjinishi.