TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për Bordin e Paqes të krijuar nga Trump, ku është ftuar edhe Shqipëria dhe ka pranuar menjëherë, duke e ratifikuar brenda ditës edhe në Parlament.
Gjinishi tha se Bordin e kanë përfaqafuar vende me drejtim autoritar dhe jo vendet demokratike si ato të BE-së.
"E para, ne biem dakord që rendi botëror po shkërmoqet dhe po krijohet një rend i ri, por askush nuk e di se cili do të jetë. Ideja që te jemi pragmatistë... Ku qëndron pragmatizmi kur nuk e di ku po shkon? Rendi i ri botëror nuk është strukturuar, të flasësh për pragmatizëm është utopi.
Me këtë pragmatizëm u nis Zelensky, por sot ka humbur territorin. Me këtë ishin edhe kurdët, që para dy ditësh, në Siri u zbuan totalisht. Ku mbështteshin? Te SHBA. Ndryshoi kahu dhe SHBA mbështetën Xholanin, themeluesin e al-nusra.
Jemi kritikë ndaj OKB, por ka qenë institucioni më i mirë pas 45-sës. Nëse mendojmë se duhen institucione të reja, duhet të nxjerrësh në rradhë të parë parimet dhe vlerat. OKB dhe unioni pati parimet dhe vlerat. Kush është Këshilli i Paqes? Gjashtë monarkë, dy ish zyrtarë të bashkimit sovjetik, dy regjimi që mbështeten te ushtritë, një i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Kush ka pranuar? Shtetet e Lindjes së Mesme, Azisë Qëndrore, Amerika Latine, vendet e Ballkanit, por jo vendet demokratike. Me këtë do zëvendeësohet OKB?
Kush ka refuzuar? BE, vendet skandinave. Kush nuk ka kthyer përgjigje? Kina, Rusia, India fuqitë e mëdha.
Trump është Presidenti i SHBA, por SHBA nuk janë Trump, janë më tepër se Trump. Trump është i vetmi që brenda një viti kuota e mbështetjes i ka rënë shumë, kuotat më të ulëta. Presidenti që bëri një akt në Venezuelë, por Republikanët bashkuan votat në Kongres dhe bllokuan veprime të mëtejshme.
Ne kemi dalë kundër BE dhe ngre pyetjen, derisa kemi dalë kundër, pse nuk ndërpresim ngociatat, kur themi ka rënë Europa, pse vijojmë me ktë? Shkojmë te Këshilli Paqes dhe mirupafshim. Çfarë pragmatizmi kemi ne? Ne nuk dimë ku po shkojmë", tha Gjinishi.