AKTUALITET, 31 Janar 2023, 12:52

"Gjërat po zbardhen çdo ditë e më shumë"/ Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: Do të dorëzoj dokumente të tjera

"Gjërat po zbardhen çdo ditë e më shumë"/
Kryemadhi pas daljes nga SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur për mediat pas dëshmisë së saj në SPAK, për aferën e inceneratorëve, duke deklaruar se hetimi po zbardh detaje të reja çdo ditë e më shumë. Ndër të tjera Kryemadhi tha se në vijim do dorëzojë në SPAK dhe dokumente të reja.

“Sot isha pranë SPAK për cështjen e inceneratorit të Tiranës për të paraqitur provat e reja dhe për të vendosur dhe një herë e ripërsëritur akt-padinë, kallëzimin penal që kam dorëzuar në 4 mars 2021. Gjërat tashmë po zbardhen çdo ditë e më shumë më e pakta që duhet bërë është ndalimi i pagesave sa i përket inceneratorit të Tiranës.

Dua të theksoj se edhe pse është thënë për marrjen e bonusit të kompanisë ofshore, kur kemi pagesa me mbështetje buxhetore s'kemi pse nisim që ditën e parë të kontratës pagesën 29 euro për tonin.

Do të vijoj të dorëzoj dokumente të tjera për rihapjen e venddepozitimit të vjetër të Sharrës, pra skena e krimit duhet të ishte mbyllur brenda 22 muajve duke u mbështetur në standartet e BE. Në fillim nëntori ajo është rihapur përsëri duke depozituar mbetjet. Plus gënjeshtrën që është bërë në komisionin hetimor, vetëm groposet, nuk ndodh asgjë.

Momentet e fundit janë duke ardhur e shpresoj që drejtësia të triumfojë për qytetarët që grabit 29 euro për ton për mbetje që ju i keni parë cfarë ndodh me to”, u shpreh Kryemadhi.