AKTUALITET, 4 Janar 2025, 15:23

Gjendet pas disa orësh kërkimesh turistja austriake

Gjendet pas disa orësh kërkimesh turistja austriake

Është gjendur nga policia e Vlorës turistja austriake e cila rezultonte e zhdukur.

Pas shume orë kërkimesh në gadishullin e Karaburunit gjendet nga forcat e Policisë se Vlorës dhe specialistë të ADZM, turistja austriake.

Ajo është gjetur midis gjirit të Gramës dhe gjirit të Anglezit në gjendje të mirë shëndetësore. Në këto momente po shoqërohet me gomonen e policsë drejt Vlorës.