AKTUALITET, 9 Shkurt 2025, 22:10

Gjendet pa shenja jete në stallën e bagëtive 44-vjeçari në Korçë

Gjendet pa shenja jete në stallën e bagëtive 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të diel nga familjarët e tij në fshatin Turan të Korçës.

44-vjeçari u gjet i pajetë familjaret i vetë varur në stallën e bagëtive shumë afër me banesën.

Policia bën me dije se nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

"Në fshatin Turan, Korçë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi G. T., 44 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit"- tha policia.