AKTUALITET, 4 Dhjetor 2024, 17:22

Gjendet pa jetë në makinën e tij 45-vjeçari në Korçë, dyshimet

Gjendet pa jetë në makinën e tij 45-vjeçari në

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij në Korçë.

Burime nga terreni bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në lagjen 10 të qytetit Korçës, në një rrugë dytësore krahas unazës.

Policia e Korçës bën me dije se nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet për vdekje natyrale.

Njoftimi;

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.