TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 62 vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij në fshatin Çiflig të Korçës.
Burime bëjnë me dije se 62 vjeçari jetonte me familjen e tij, ndërsa kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar menjëherë policinë sapo e kanë parë pa shenja jete në oborrin e shtëpisë.
Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko ligjore, ndërsa dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak, por do të jetë ekspertiza që do të saktësojë shkaqet e vdekjes.