AKTUALITET, 31 Janar 2023, 12:07

Gjendet i pajetë në kanal me ujë 51-vjeçari në Vlorë

Gjendet i pajetë në kanal me ujë 51-vjeçari në

Një 51-vjeçar nga Kukësi është gjetur i pajetë në Vlorë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se trupi i 51-vjeçarit është gjetur rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, në një kanal me ujë.

I ndjeri është pikasur nga kalimtarët. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, por nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.