AKTUALITET, 28 Mars 2026, 12:39

Gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Durrës një 81-vjeçar italian, detajet e para

Gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Durrës një

Një shtetas italian, rreth 81 vjeç, është gjendur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në ambientet e një hoteli në Durrës.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:10. Nga ekzaminimi paraprak i trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Materialet procedurale për rastin janë referuar pranë Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Durrës/ Informacion paraprak

Ditën e sotshme, rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli, është gjendur pa shenja jete shtetasi italian G. P., rreth 81 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Materialet procedurale për rastet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.