AKTUALITET, 13 Shkurt 2023, 11:26

Gjendet i pajetë 48 vjeçari në Bërxullë, mister shkaqet e vdekjes

Gjendet i pajetë 48 vjeçari në Bërxullë, mister

Një person është gjetur i pajetë në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë për shkaqe ende të paqarta.

Sipas policisë, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.