AKTUALITET, 14 Shkurt 2023, 23:45

Gjenden granata dhe një sasi lënde eksplozive në Vlorë

Gjenden granata dhe një sasi lënde eksplozive në Vlorë

Një sasi lëndësh shpërthyese dhe disa granata janë gjetur gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë.

Mësohet se, sasia e eksplozivit është gjetur në një vend të pabanuar.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rastin në fjalë, duke mos ndarë ende informacione shtesë lidhur me ngjarjen.