Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas protestës së opozitës, e zhvilluar sot (20 shkurt) përpara kryeministrisë.
Me anë të një postimi në Facook, Gjekmarkaj shkruan se “Magjia e bashkimit kthehet në uragan popullor”.
Gjekmarkaj poston disa foto nga protesta e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të marte, e cila për herë të parë zhvillohet pa praninë e liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha.
Ish-kryeministri mbajti një fjalim nga një podium të imporvizuar nga shtëpia e tij ku po vuan arrestin e shtëpisë që nga fund dhjetori i vitit të kaluar.