AKTUALITET, 24 Dhjetor 2024, 11:26

Gjekmarkaj la spitalin, referoi shtrëngime në kraharor. Policia mohoi dhunën

Gjekmarkaj la spitalin, referoi shtrëngime në kraharor. Policia mohoi

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka dalë mbrëmjen e djeshme nga ambjentet e spitalit, pas probleme të shfaqura gjatë protestës së PD-së me bllokimin e lëvizjeve në kryqëzimeve kryesore të Tiranës


Gjekmarkaj ishte në zonën e Pallatit me Shigjeta ku mund të ketë pasur tensione me policinë dhe u rrëzua në tokë e më pas u dërgua në spitalin Ushtarak.

Gjekmarkaj u dërgua nga Ushtaraku në QSUT për ndihmë të specializuar. Mësohet se po mbëmjen e djeshme është larguar nga spitali pasi iu kryen ekzaminimet përkatëse te Kardiologjia.

Deputeti referoi shtrëngim në kraharor.