AKTUALITET, 6 Prill 2024, 13:31

Gjekmarkaj: Berisha mbahet në arrest pa akuzë për llogari të pushtetit! PD mund të ndalë shkretimin e Shqipërisë

Gjekmarkaj: Berisha mbahet në arrest pa akuzë për llogari të

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj nga qyteti i Beratit është shprehur se opozita është e vetmja që mund të ndalojë shpopullimin e vendit, të largojë hajdutët nga qeveria dhe të riktheje shqiptarët të jetojnë në shtëpitë e tyre.

“PD mund ta ndale shkretimin e Shqipërisë dhe transformimin e demokracisë ne autokraci”, tha Gjekmarkaj.

Ai foli edhe për arrestimin e Sali Berishës për të cilin tha se është një kambanë alarmi që ka rënë, pasi lideri i opozitës po mbahet i arrestuar për llogari të pushtetit.

“Kambana e alarmit ka rënë ! Lideri i Opozitës, themeluesi i pluralizmit pa akuze, pa hetim, mbahet ne arrest për llogari te pushtetit!

Përsëdyti ne këto 34 vjet fati po e sjell që liria e një shoqërie të rezonojë me emrin e Sali Berishës”, tha Gjekmarkaj.

FJALA E AGRON GJEKMARKAJT

Bashkëbisedimi me ju është një kënaqësi dhe një shpresë më shumë në momentet ku gjithsecili duhet të marrë vendime të mëdha për veten, familjen, qytetin dhe vendin.

Nuk na lejohet të rrimë mënjane, nuk duhet të shfaqemi më inaktiv përballe zhvillimeve politike në vend! Indiferenca nuk është alet por armik i çdo aspirate.

Shqipëria nuk qeveriset por sundohet! Shqipëria prej 12 vitesh nuk administrohet por korruptohet dhe vidhet!

Prej 12 vitesh populli zvogëlohet, ndërsa kasta  e ushqyer me paranë publike rritet. Monizmi dhe pushteti absolut nëse ne nuk reagojmë nuk është më iluzion por realitet.

Pushtetet janë përqendruar në mënyre piramidale vetme tek një njeri dhe çka mbetet tek shërbëtoret e tij ! Shikoni çfarë ndodh me paranë publike, skandalet me inceneratorët , vjedhje masive, sterilizimin , 200 milion euro, ndërsa pensionet e rrogat mbeten mizerabile.

Shikoni sagën e drejtoreve qe e kane kthyer shtetin ne bahçen  e tyre te veseve. Çfarë bëjnë ata, paratë e investimeve publike i marrin toptan, sade, dhe bëjnë hotele, makina luksi, llogari bankare!

Ata e duan pushtetin vetëm për kaq. Na thonë na votoni qe t’ju vjedhim.

PD ka përjetësitë e veta për të cilat reflekton vazhdimisht.

Ajo ka kaluar një periudhe të vështire por epike. Sot ajo është me e fortë, më e bashkuar me e vendosur për ndryshim.

Ajo ka dalë nga rrethimi dhe është në sulm në emër të shqiptarëve e për ta!

Në vitin 1990 PD u shfaq me projektin e lirisë e të themelimit, të pluralizmit, Shqipëria si gjithë Europa!

Në vitin 1992 me shndërrimin e lirisë në demokraci, në shtet të së drejtës, transformimin e ekonomisë socialiste në ekonomi tregu, hapat e parë  në institucione europiane!

Në vitin 2005 u rikthye me duar të pastra, ristabilizoi shtetin, shkatërroi bandat, ndërtoi infrastrukturën moderne, realizoi arritjet historike futi Shqipërinë në NATO, Shqipërinë e lëvizjes së lirë pa viza, vizitën e Presidentit Bush, marrëveshjen e asocim stabilizimit me BE , rritjen e rrogave për shumë kategori!

Po i kujtoj këto për t’u thëne demokrateve e qytetareve se të jesh me Partinë Demokratike është krenari e përgjegjësi sepse ajo gjithmonë e ka një projekt në të mirë të Shqipërisë dhe qytetareve të saj!

PD ka politikanë, ka profesionist ka elita, ka njerëz të ndershëm të cilat mund ta kthejnë vendin në shinat e normalitetit, mund ti largojë hajdutët nga qeveria dhe administrata, mund ti kthejnë shqiptarët të jetojnë me dinjitet në shtëpitë e tyre!

PD mund ta ndalë shkretimin e Shqipërisë dhe transformimin e demokracisë në autokraci.

Kambana e alarmit ka rënë ! Lideri i Opozitës , themeluesi i pluralizmit pa akuze, pa hetim, mbahet ne arrest për llogari te pushtetit!

Përsëdyti ne këto 34 vjet fati po e sjell qe liria e një shoqërie të rezonojë me emrin e Sali Berishës.

Shikojeni Qeverinë e Edi Ramës shihni ministrat e tij me portofol a nuk ju fyejnë inteligjencën me paturpësinë e tyre, a nuk ju shqetësojnë me paaftësinë, a nuk ju zemërojnë me oreksin qe kane, a nuk  jo lodhin me servilizmin e skajshëm?

Nuk vine ne parlament, nuk flasin, fshihen, kanë frike, mendojnë se do të harrojmë! Të gjithë ne, shoqëria jone duhet të marrë përgjegjësi , nderin e të qenit opozitar në kohë të vështira duhet ta shndërrojmë në energji për fitore, në përpjekje që të jenë sa më të paktë ata që bien në fajin e votës për Edi Ramën dhe qeverinë e tij kumbare skandalesh!