AKTUALITET, 15 Shkurt 2023, 13:46

Gjashtë muaj pas zhdukjes së tij, nis sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt

Gjashtë muaj pas zhdukjes së tij, nis sekuestrimi i pasurive të

Qeveria do të sekuestrojë pasuritë e Ervis Martinaj, i konsideruar si ish-mbreti i lojërave të fatit.

Lëvizja e autoriteteve ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë.

Sipas burimeve se aksioni është përqëndruar në Lezhë dhe Fushë-Kuqe, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara.

Ervis Martinaj ka qenë i njohur në fushën e lojërave të fatit ku ka pasur edhe një kasino “King Casino”, të themeluar në vititn 2011 dhe në prill të vitit 2012 e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”. Në vitin 2013, një kompani e tretë lojërash fati u regjistrua në QKB në emër të nënës së 36-vjeçarit, nën emrin tregtar “Eurovis”, e cila është aktive, por jo më për bastet sportive, por për shërbime të tjera.

Po ashtu, në ëmër të babait të tij, rezulton të jetë aktiv edhe një biznes me këmbimin valutor “Mati Union”.

Ndërsa kazinotë dhe kompania e basteve u mbyllën pas nisjes së operacionit të policisë “Fundi i Marrëzisë”.

Në kulmin e këtij aksioni, në tetor 2013, Martinaj u denoncua se kishte kërcënuar shefin e repartit “Shqiponja” në Tiranë, pas bllokimit të rreth 400 makinetave të lojërave të fatit në një magazinë që zotërohej prej tij.

Në mars 2017, dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda në atë kohë se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia kundër Emiljano Shullazit. Pas refuzimit të tij, Beqja deklaroi se Martinaj e kishte kërcënuar. Prokuroria deklaroi se kishte nisur hetime për të dyja rastet, por Martinaj nuk u penalizua për asnjërën.

Ervis Martinaj themeloi tre kompani të lojërave të fatit mes viteve 2011-2013, ndërkohë që u procedua në disa raste për organizim të lotarive të palejuara, në tetor 2013 dhe tetor 2014.

Lista e pasurive që duhen sekuestruar

Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
Subjekti “Ervis Martinaj”
Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
Subjekti “Drenica Martinaj”
Subjekti “V.K”
Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë me sip.7 000 m2 në Patok
Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

Llogari kursimi për fëmijë