TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për marrjen në pyetje të pesë dëshmitarëve amerikanë me videokonferencë.
Dëshmitarët amerikanë do të merren në pyetje nga agjentët e FBI-së, ku i pranishëm do të jetë edhe avokati i Mediut.
Kujtojmë se avokatët e Mediut kërkuan që pyetja e pesë amerikanëve të bëhet përmes videokonferencës, pasi kjo sipas tyre, do të ishte në të mirë të procesit dhe do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.
Ndërkohë, deputeti Fatmir Mediu nuk është sot i pranishëm në sallën e gjyqit, pasi po merr pjesë në seancën e Kuvendit.