TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 6 mars seancën në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut për çështjen "Gërdeci".
Mësohet se arsyeja e shtyrjes së seancës ka qenë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet.
Shtyrja e seancës bëri që të shtyhet edhe marrja në pyetje e katër dëshmitarëve të paraqitur, mes të cilëve, Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtarakut Sokol Ngjeçi.