AKTUALITET, 16 Mars 2026, 18:49

“Gënjeshtra perlë e Maznikut, që i ka këmbët e shkurtra”/ Boçi akuza mazhorancës për Teritorialen: Kundërshtia e PD ishte për...

“Gënjeshtra perlë e Maznikut, që i ka këmbët e

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka denoncuar publikisht mazhorancën për gënjeshtrën e radhës në lidhje me mbledhjet e Komisionit të Reformës Territoriale, ku ai është njëkohësisht edhe bashkëkryetar.

Deklarata e ligjvënësit lidhet me një reagim të fundit të bashkëkryetarit socialist Arbër Mazniku, i cili akuzoi opozitën se donte dëgjesa më dyer të mbyllura në Kuvend dhe jo me palët në terren.

Boçi tha se Mazniku gënjente dhe se “gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”, sepse mbledhjet janë të regjistruara, përveçse transmetohen online. Deputeti shpjegoi se PD ka kundërshtuar “drekat dhe darkat e planifikuara nga PS me paradat-dëgjesa të saj në zyrat e bashkive”.

“Kundërshtia e deputetëve të PD ishte për drekat e darkat e planifikuara nga PS pas përfundimit të paradave-dëgjesa në zyrat e Bashkive e qarqeve. U habita tek lexova gënjeshtrën perlë të shkruar nga z. Mazniku, sipas së cilës PD ka kërkuar dëgjesa vetëm në Kuvend dhe jo në terren. Nuk e kuptoj se si mund të arrihet deri këtu, kur mbledhja ishte e transmetuar dhe online. E vërteta është se deputetët e PD në komision kërkuan dëgjesa të hapura në çdo Qark dhe Bashki specifike”, shprehet Boçi me reagimin e tij në rrjetin social Facebook.

Në fund, deputeti demokrat nënvizon se gënjeshtrat e socialistëve i kanë këmbët e shkurtra.

“Kjo është e vërteta, e cila e di mirë që gënjeshtra vrapon më shpejt me këmbët e saj të shkurtra, por kush e do të vërtetën le të dëgjojë mbledhjen të regjistruar në faqen e Kuvendit”, nënvizon ai.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

“Një reagim për drekat e darkat e PS dhe terrenin e PD

U habita tek lexova gënjeshtrën perlë të shkruar nga z. Mazniku, sipas së cilës PD ka kërkuar dëgjesa vetëm në Kuvend dhe jo në terren.

Nuk e kuptoj se si mund të arrihet deri këtu, kur mbledhja ishte e transmetuar dhe online.

E vërteta është se deputetët e PD në komision kërkuan dëgjesa të hapura në çdo Qark dhe Bashki specifike.

E theksoj TË HAPURA për publikun me pjesëmarrje të lirë, dhe jo TË MBYLLURA në zyrat e Bashkive vetëm me zyrtarë bashkiakë siç insistuan dhe kishin projektuar deputetët e PS.

Madje për ne prevalojnë dëgjesat me komunitetet sipas kërkesave që ato kanë paraqitur pranë nesh, ndërkohë që mazhoranca nuk pasqyroi këtë vullnet.

Këto janë ‘terreni’ i vërtetë i PD e jo zyrat e Bashkive të PS.

Njëherazi kërkuam paralelisht thirrjen në dëgjesa në Komision të gjithë kryetarëve e përfaqësuesve politikë në Këshillat Bashkiakë, të cilat duhet të hapen me dëgjesën me Ministrin e pushtetit lokal.

Kundërshtia e deputetëve të PD ishte për drekat e darkat e planifikuara nga PS pas përfundimit të paradave-dëgjesa në zyrat e Bashkive e qarqeve.

Kjo është e vërteta, e cila e di mirë që gënjeshtra vrapon më shpejt me këmbët e saj të shkurtra, por kush e do të vërtetën le të dëgjojë mbledhjen të regjistruar në faqen e Kuvendit”.