AKTUALITET, 6 Maj 2024, 22:26

Arlind Qori: Në bashkinë e Tiranës vidhet në bashkëpunim me oligarkinë ekonomike dhe ndërtuesit

Arlind Qori: Në bashkinë e Tiranës vidhet në

Erion Veliaj ishte të martën në SPAK si person që ka dijeni për aferën e inceneratorëve. Pasi doli ai tha se kishte shkuar vetë atje, por prokurori Dritan Premçi tha se e kishte thirrur 6 ditë përpara dhe do ta merrnin forcërisht nëse do të vinte. Ai e përsëriti edhe sot këtë, bashkë me epitetin “kolegë” për oficerët e policisë gjyqësore të SPAK-ut që e morën në pyetje për 7 orë.

Drejtuesi i “Lëvizja bashkë”, Arlind Qori, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Veliaj është bërë patetik me gënjeshtrat e tij. Por ai tha se më shqetësues është fakti se në bashkinë e Tiranës vidhet në bashkëpunim me oligarkinë ekonomike dhe ndërtuesit.

“Erion Veliaj gënjen aq shumë dhe ka aq vjet që gënjen aq shumë sa është bërë patetik. E përgënjeshtroi vetë SPAK-u. Do të ruajë një maskë. Thirrja në SPAK nuk është një arritje e madhe, por se ai ka dijeni. Por aq shumë e ka manipuluar opinionin dhe kjo e nxjerr lakuriq.

Qytetarët duan të dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre. Janë bërë drejtorët e tij si bandë. Ai merret me armiqtë dhe nuk thotë nëse ka dijeni në këto skandale korruptive.

Në bashkinë e Tiranës dhe për këtë flitet shumë pak, vidhet në bashkëpunim me oligarkinë ekonomike dhe ndërtuesit dhe këtu unë kam vërejtjen kryesore ndaj SPAK-ut. Aty ku vjedhja është brenda kupolës politike, si drejtorët, SPAK-u e bën një hap përpara  Bashkia është më e korruptuara se jep leje ndërtime. Vidhet me ndërtime nga drejtorët, me inceneratorët. Vidhet në bashkëpunim me oligarkinë ekonomike.

Kush nuk flet për krimet e mëdha urbane ndaj Tiranës është bashkëpunëtor. Vetëm këtu unë kam gjetur hapësirën për të folur për këtë. Emisioni yt është bërë në disa raste si “Zëri i Amerikës” dhe unë e kam gjetur këtu në këtë studio. Në Shqipëri po na zhvasin nga të gjitha anët, Po na zhvat elita politike, por po na zhvat edhe në bashkëpunim. Një herë zihen, pastaj pajtohen”-tha Qori.