AKTUALITET, 20 Shkurt 2024, 18:39

Gazment Bardhi në protestë: Jemi në një luftë të pabarabartë, por nuk dorëzohemi!

Gazment Bardhi në protestë: Jemi në një luftë të

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka marrë fjalën në protestën e opozitës. 

Bardhi tha se kryeministri ka përdorur të gjitha mënyrat antidemokratike për të qëndruar në pushtet, por opozita do të rezistojë dhe të luftojë edhe pse kjo është një luftë e pabarabartë. 

Kujtojmë se grupi i Bardhit në parlament, është bashkuar sëfundmi me atë të Berishës dhe aleatët e tjerë, duke u deklaruar si një bashkim i opozitës. 

Gazment Bardhi në protestë: Jemi në një luftë të

"Liria ka emrin e secilit prej jush sot në këtë shesh. Nuk dorëzohemi dhe nuk e falim lirinë tonë. Nuk e pranojmë demokracinë si fasadë.

Sot ne vërtet jemi në opozitë dhe kemi kaluar momente të vështira dhe ndonjëherë të padenja për të qenë në lartësinë tuaj, por kemi pasurinë më të madhe që mund të ketë një forcë opozitare, kemi kurajon, dinjitetin dhe dëshirën tuaj për të luftuar dhe vullnetin për të fituar. Ju mbani gjallë frymën e lirinë, frymëzoni qindra e mijëra shqiptarë të tjerë brenda dhe jashtë vendit. Sot të gjithë shqiptarët e ndershëm janë krah jush.

Jam krenarë që ja dolëm të bëjmë më të mirën për opozitën, Partinë Demokratike dhe shqiptarët.

Në këto dhjetë vite kemi provuar se e keqja e vendit ka emrin e kryeministrit të Shqipërisë. Edi Rama mbjell vetëm korrupsion, krim, pabarazi, shpopullim. Ai ka përdorur të gjithë metodat anti-demokratike për të qëndruar në pushtet. Ne nuk kemi frikë, dimë dhe duam të përballemi.

Kjo është luftë e pabarabartë, por ne nuk dorëzohemi!", tha ndër të tjera Bardhi.