TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama përdori etiketime të ashpra kur iu referua sot emisionit investigativ “Report” të "Rai 3" ku u trajtuan marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, por edhe çështje të krimit dhe korrupsionit në vend. Me anë të reagimeve në mediat në vend, Rama sot i kosideroi materialet e publikuara nga "Rai 3" si shpifja më skandaloze për Shqipërinë. Ai shtoi se se Rai 3 kishte censuruar sekretarin e tij të përgjithshëm Engjëll Agaçi duke mos publikuar përgjigjet e tij të dërguara me shkrim për gazetarin italian Giorgio Mottola.
Akuzave të Ramës u është përgjigjur drejtuesi i emisionit "Report", Sigfrido Ranucci, i cili në një reagim në profilin e tij në Facebook thotë se të dielën e ardhshme do të ketë sërish vëmendje për Shqipërinë. Ai shton se në këtë puntatë do të transmetohen edhe përgjigjet e Agaçit që sipas tij konfirmojnë se ka qenë avokat i narkotrafikantëve.
“Report përgjigjet se Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e protokollit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohesha shumë në emër të së vërtetës. Ne do t’i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Emisioni transmetohet çdo të diel në Rai3 në orën 20:55”, shkruan gazetari italian.