AKTUALITET, 23 Nëntor 2024, 21:14

"Gati shqipe'/ Turi me diasporën, Rama publikon video nga salla ku do të mbahet takimi i Londrës të dielën

"Gati shqipe'/ Turi me diasporën, Rama publikon video nga salla

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale. 

Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale nga salla ku nesër në Londër do takohet me shqiptarët e Anglisë. 

Rama shkruan ‘Gati shqipe, ready to go! Mirutakofshim nesër!’ Kryeministri nesër do të vijojë turin e radhës me diasporën në Londër në këtë sallë.

Ky është takimi radhës me diasporën, ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.

Më herët, kryesocialisti Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA.  

"Gati shqipe'/ Turi me diasporën, Rama publikon video nga salla

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)