AKTUALITET, 3 Qershor 2026, 18:38

Gardhi metalik te ura e Lanës, Hita: Masë sigurie për ndeshjen Shqipëri-Izrael

Gardhi metalik te ura e Lanës, Hita: Masë sigurie për ndeshjen

Para nisjes së protestës kryepolici Skënder Hita ishte në terren për të monitoruara situatën teksa shpjegoi dhe gardhin metalik te ura e Lanës vendosur për të mos lejuar protestuesit të shkojnë drejt Kryeministrisë.

Hita tha për gazetaren Klodiana Lala, se gardhi është vendosur si masë sigurie për ndeshjen e orës 20:00 në Air Albania mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Kjo është një masë standarde tha ai si çdo ndeshje dhe do respektohet edhe sot pavarësisht protestës.

"Kjo pjesë është zonë sigurie për zhvillimin e ndeshjes Shq9ëpri Izrael. Duke qenë se janë marrë masa nuk do kalohen. Janë masa sigurisë që janë marrë në çdo ndeshje. Nuk do bëjmë ndryshime për këtë aktivitet", tha ai.