AKTUALITET, 24 Mars 2026, 11:50

Gara/ Intervistat për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit, e ngarkuara me punë e SHBA, shkon në ministrinë e Brendshme

Gara/ Intervistat për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn ka shkuar në ministrinë e Brendshme, aty ku po zhvillohen edhe intervistimet për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. 

Më herët ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Kjo vizitë vjen ndërkohë që ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Procesi i intervistimit po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.

Lista e kandidatëve:

1-Afrim Tafa

2-Alfred Çepe

3-Arjanit Arapi

4-Elidon Çela

5-Gentian Berberi

6-Gentjan Shehaj

7-Idajet Faskaj

8-Lorenc Panganika

9-Neritan Nallbati

10-Pëllumb Seferi

11-Rebani Jaupi

12-Saimir Boshnjaku

13-Skënder Hita

14-Tonin Vocaj