TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, "shfryu" rëndësinë e ftesës së Trump për Ramën, për të marrë pjesë në bordin e paqes për Gazën.
Tela tha se kjo është një ftesë që u ka vajtur shumë liderëve në botë, mes të cilëve edhe autokratëve.
"Nga e shtuna, ka filluar e gjithë kjo zallamahia e ftesës së Trump për Ramën. Disa agjenci e kanë shpjeguar. Zoti Trump mendon të ndërtojë një strukturë si në hije të OKB dhe mendohet se ftesa u ka shkuar 60 shteteve, u kërkohet të marrin pjesë në një bord që do të merret me menaxhimin e Gazës, rindërtimin, mes tyre edhe Shqipëria, teksti është i njëjtë. Përveç Shqipërisë, i ka shkuar ftesa edhe Vietnamit, Putin, Lukashenko. Për tu diskutuar është mënyra si u menaxhua ftesa.
Zoti Rama, mund të mos e kishte bërë publike siç nuk e kanë bërë shumë liderë botëror. Paraqitja e saj me gërma të mëdha, marrja e tezës dhe e artikuluar nga ministrja e jashtme, kryetari i grupit parlamentar, duket sikur ka ndodhur e papritura për të gjithë. Nëse deri sot flitej që mes Ramës dhe DASH kishte një lloj ftohje, sikur SPAK kishte marrë okej nga SHBA të shtonte hetimet ndaj qeverisë, dukej se nuk ishim më si në kohët e arta të presidencës Biden. Tani pompohet, ja një ftesë nga Trump, marrëdhëniet janë shumë të mira, amerikanët e duan Ramën. Pastaj u kuptua që kjo ftesa u ka shkuar më tepër se 60 shteteve. Nëse do flitej me këtë logjikë, për bllokimin e vizave për në SHBA, janë dy lajme që prekin shqiptarët më tepër te pjesa e vizave sesa te ftesa për bordin e paqes", tha Tela.