AKTUALITET, 22 Janar 2026, 22:52

Ftesa e Trump për Shqipërinë, Nazarko: Bordi nuk na bën mirë, por OKB dhe BE kanë dështuar

Ftesa e Trump për Shqipërinë, Nazarko: Bordi nuk na bën

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar nismën e presidentit Trump për Bordin e Paqes u shpreh se prania në të nuk i bën mirë Shqipërisë, por OKB dhe Be-ja kanë dështuar.  

“Ka një shkrim Harry Fultz që ka qenë themelues i arsimit profesional dhe shef i CIA-s në Shqipëri kur filloi Lufta e Dytë dhe thotë që në kafenetë ë Tiranës flitet me më shumë kompetencë se në ato të Uashingtonit.

Të mendosh që një perandori si ajo amerikane udhëhiqet nga një person i vetëm, e bukur është. Amerika ka sistem. Bordi nuk na bën mirë, por OKB ka dështuar se BE ka dështuar, se institucionet kanë dështuar se kur perandoria amerikane po humbet në shkallë ndërkombëtare, ky është frymëzimi i parë për veprimin e kësaj presidence.

Koincidenca për konfliktin mes BE-së dhe NATO-s dhe SHBA për Groenlandën ishte që ta sabotonin apo të refuzonin një bord ku ishte i ftuar edhe presidenti Putin. Mendoj se kjo ishte rrethana fatkeqe që Italia të mos merrte pjesë, që Britania të thoshte do të mendohemi apo dikush tjetër. Është një proces ku ai i përfshiu, i thirri edhe në Shtëpinë e Bardhë, dërgoi edhe të dërguarit, Witkof dhe dhëndrrin Jared Kushner”- tha Nazarko.