TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se prokurori i SPAK-ut nuk ka shkuar drejt gjykatës për të kryer urdhër-arrestet për grupin e laboratorit të kokainës, por i ka bërë në flagrancë. Sipas tij ai e ka shmangur qëllimisht, duke patur frikë nga dekonspirimi, siç ndodhi me rastin e Frakullës.
“Prokurori i kësaj çështjeje nuk ka shkuar drejt gjykatës për të kryer urdhër-arrestet, por i ka bërë në flagrancë.
Në operacioni e Frakullës kolumbiani iku, ndërsa kësaj radhe prokurori e bëri në kohë reale. Nuk u ndoq procedura për caktim masë sigurie në gjykatë, por prokurori kërkoi arrestimin në flagrancë. Prokurori mund të ketë patur dyshime se do të dekonspirohej ky operacion dhe ka përdorur këtë formë që është ligjore.
Interesante kanë qenë dëshmitë personat e huaj, kur njëri tha se ka ardhur për të mbjellë flokët, ndërsa tjetri ka deklaruar për të bërë biznes për të blerë dhe shitur këpucë, duke qenë se edhe sasia e lëkurëve do të ishte për këpucë”- tha Zhabina.