AKTUALITET, 28 Nëntor 2024, 14:29

Frenon kreditimi në tetor, BSH: Ndikoi ulja e huadhënies për bizneset

Frenon kreditimi në tetor, BSH: Ndikoi ulja e huadhënies për

Ekonomia shqiptare ka marrë më pak kredi gjatë muajit të kaluar. Statistikat e Bankës e Shqipërisë tregojnë se gjatë tetorit ka pasur një ngadalësim të lehtë të kredisë së re në ekonomi. Sipas statistikave rezulton se janë aprovuar 26.9 miliardë lekë nga 28.2 miliardë që u miratuan një muaj më parë. Por ulja rezulton pak më e fortë në krahasim me një muaj më parë ku huaja është ulur me mbi 12%.Ndikim kryesor duket se ka dhënë  kredia për bizneset që ka zbritur në 16 mld lekë ose 22 % më pak se një vit më parë

Por bankat po vijojnë trendin në rritje të kredisë për individët. Banka e Shqipërisë raporton se, kredia e re për individët shënoi vlerën e 8,4 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë kredia për individët u rrit me 14,4%. Sipas BSH-së, në totalin e kredisë portofolin më të lartë e mori ajo për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Por nëse krahasojmë të dhënat si 10 mujor situate paraqitet ndryshe. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, sektori bankar disbursoi për periudhën janar-tetor 2024, rreth 308 miliardë lekë kredi, me rritje 24,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

KREDIA E RE

Tetor 2024    26.9 miliardë leke

Shtator 2024   28.2 miliardë leke.