AKTUALITET, 15 Prill 2024, 11:34

Fredi Beleri kandidat për eurodeputet? Ja çfarë shkruan “Kathimerini”

Fredi Beleri kandidat për eurodeputet? Ja çfarë shkruan

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do të jetë pjesë e kandidaturave të partisë “Demokracia e Re” për eurodeputet. 

Media greke “Kathimerini” ka publikuar një artikull ku thuhet se Beleri do të jetë kandidat për eurodeputet me partinë e Kyriakos Mitsotakis. Sipas artikullit të prestigjiozes greke, çështja e Fredi Belerit nuk është mbyllur përfundimisht dhe se sot pasdite pritet që të bëhet zyrtarizimi i Belerit si kandidat.

Shkrimi i Plotë:

Gjatë gjithë javës së kaluar, “Kathimerini” shkruante se çështja e Fredi Beleri nuk është mbyllur përfundimisht dhe është e hapur deri në fund, pavarësisht informacioneve për të kundërtën. Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet ishin bllokuar, ku e vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri. Pavarësisht ndjesisë së përgjithshme se vendimi për të mos zbritur ishte marrë, informacionet e “Kathimerini” thonë se Fredi Beleri më në fund do të jetë në listën “blu” dhe do të shpallet pasditen e sotme.