TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eurodeputeti Fredi Beleri ishte pjesë e takimit të PD me shqiptarët në Athinë. Në fjalën e tij ai bëri thirrje për pjesëmarrje në votim, ndërsa iu drejtua me një mesazh demokratëve që të mos dëgjojnë propagandën.
PD, tha Beleri, nuk është e përçarë, ndërsa u kërkoi demokratëve që t’ia falin edhe gabimet që kanë bërë.
Si eurodeputet, Beleri deklaroi se vendet e Bashkimit Evropian nuk marrin asnjë kosto për Shqipërinë, por shikojnë interesat e tyre.
“Kemi një armik të përbashkët, njeriu që ka bërë dëm më shumë se askush tjetër. Duhet të bashkohemi kundër këtij armiku. Mos dëgjoni propagandë, PD e përçarë, nuk punojnë. Dua të them që ne punojmë, ata që punojnë bëjnë edhe gabime. Duhet të na falni edhe gabimet dhe të bashkohemi se kemi para një rrezik të madh.
Atje që jam në BE e dinë të gjithë se cili është pushteti sot në Shqipëri. Asnjëri nuk do marrë kosto për ne, kanë interesat e tyre. Italianët dërgojnë emigrantë, gjermanët dërgojnë mbetje toksike, amerikanët kanë terroristë. Ju duhet ta shpëtoni. Kur ju respektoni veten respektoni edhe të tjerët”, tha Beleri.