AKTUALITET, 22 Nëntor 2024, 16:47

Fqinjët njoftuan policinë, gjendet në banesë trupi i pajetë i të moshuarit në Fier

Fqinjët njoftuan policinë, gjendet në banesë trupi i

Një trup i pajetë është gjetur brenda banesës në katin e 8-të të një pallati në lagjen 8 Shkurti në Fier.

Pasi fqinjët kanë lajmëruar policinë se i moshuari rrerr të 80- ve, i cili banonte i vetëm, kishte humbur kontaktet me familjarët, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe shërbimet zjarrfikëse.

I moshuari Jemin Velcani, është gjetur pa shenja jete dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.