AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 11:51

FOTOT/ Vrasja e efektivit Enea Mekolli, kryepolici Hita bën homazhe, lë shënim në librin e kujtimeve!

FOTOT/ Vrasja e efektivit Enea Mekolli, kryepolici Hita bën homazhe,

Ndërsa po zhvillohen homazhet në Pogradec për policin e rënë në krye të detyrës, dëshmorin Enea Mekolli, gjatë aksionit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari, qindra qytetarë, të afërm, miq, kolegë dhe drejtues të institucionit blu i janë bashkuar ngushëllimeve dhe nderimit për efektivin.

Mes tyre ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Teksa nderoi me homazhe të rënin në krye të detyrës, Enea Mekolli, ai la edhe një shënim në librin e kujtimeve pranë portretit të efektivit dëshmor.

Hita më pas ngushëlloi edhe familjarët e të ndjerit në hollin ku mbaheshin homazhet si dhe i dha lamtumirën e fundit policit dëshmor.

Mekolli mbeti i vrarë nga plumbat e derdhur prej të dënuarit në kërkim Braçellari, gjatë aksionit në Lozhan të Maliqit dje (4 qershor). Kurse i plagosur mbeti efektivi tjetër Edison Adri.

Kurse autori Braçellari gjithashtu mori tre plumba dhe të dy po trajtohen nga mjekët në Tiranë.