AKTUALITET, 4 Shkurt 2025, 21:02

FOTOT/ Përfshihen nga flakët e zjarrit kazanët e mbeturinave në qendër të Elbasanit, ja për çfarë dyshohet

FOTOT/ Përfshihen nga flakët e zjarrit kazanët e mbeturinave

Kazanët e mbeturinave në bulevardin Aqif Pasha në afërsi të një supermarketi te kryqëzimi i 1 majit në qytetin e Elbasanit janë përfshirë nga flakët e zjarrit njëri pas tjetrit, mbrëmjen e kësaj të marte.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar shtëllunga tymi të cilat krijuan shqetësim te banorët e zonës.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit që neutralizuan dhe fikën flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit në kazanët e mbeturinave.

Një nga pistat kryesore është edhe zjarrvënia e qëllimshme. Po këqyrën pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies.

FOTOT/ Përfshihen nga flakët e zjarrit kazanët e mbeturinave

FOTOT/ Përfshihen nga flakët e zjarrit kazanët e mbeturinave

FOTOT/ Përfshihen nga flakët e zjarrit kazanët e mbeturinave