TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Vlorë festimet për 28 Nëntorin kanë nisur ditën e sotme nën masa të rrepta sigurie.
I gjithë territori përreth Sheshit të Flamurit është nën survejimin e të gjitha strukturave të Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se në zonën përreth po hiqen edhe automjetet të cilat zënë rrugën.
Kujtojmë se festime për Ditën e Pavarësisë do të mbahen edhe në Tiranë, ku pritet të Organizohet Parada e Shqiptarëve.
Kujtojmë se dita e sotme shënon 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga pushtuesit osman.
Prej partive politike për homazhe e ka nisur partia Mundësia.
Në Vlorë ndodhet edhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili është bërë pjesë e festimeve.
I pyetur nëse ky është një moment reflektimj për opozitën, Shehaj thotë se është momenti i një reflektimi më të madh se aq, për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

