AKTUALITET, 27 Janar 2025, 09:40

FOTOT/ Aksident i frikshëm në aksin Fushë Krujë-Thumanë, plagosen rëndë 4 persona, transportohen drejt Traumës

FOTOT/ Aksident i frikshëm në aksin Fushë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë – Thumanë, në afërsi të fshatit Derven.

Në aksident janë përfshirë një automjet Mitsubishi me targa italiane, e cila drejtohej nga shtetasja M.L., dhe një “Opel”. Për shkak të përplasjes së fuqishme janë plagosur rëndë 4 persona.

Paraprakisht, dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e shoferit të Opel-it, por edhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte Mitsubishi.

Katër të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt siptalit të Traumës në Tiranë pasi janë në gjendje të rëndë.

FOTOT/ Aksident i frikshëm në aksin Fushë

FOTOT/ Aksident i frikshëm në aksin Fushë