TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjyqtarja dhe prokurori i çështjes për vrasjen e Martin Canit, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në spitalin privat në kryeqytet, ku i mituri i dyshuar si autor i krimit, po merr ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ka marrë gjatë konfliktit me bashkëmoshatarin e tij, më 18 nëntor.
Sot (22 nëntor) do të zhvillohet në ambientet e këtij spitali seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit, Mario Perlleshaj, i cili ndodhet prej ditës së ngjarjes i shtuar në këtë spital, për shkak se ka lënduar dorën.
Ndaj të miturit është ngritur nga Prokuroria akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.
Ndërkohë Policia e kishte referuar për akuzën e vrasjes me dashje 14-vjeçarin. Gjithashtu ndaj të miturit rëndon edhe akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.
Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.
