AKTUALITET, 17 Janar 2025, 12:43

FOTO/ 'Fluturimi' drejt Veriut: U hoq nga hyrja e Tiranës para 6 vitesh, zbulohet qyteti ku do të vendoset “Shqiponja”

FOTO/ 'Fluturimi' drejt Veriut: U hoq nga hyrja e Tiranës para 6

“Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës që u hoq në vitin 2018 për shkak të projektit të Unazës së Madhe do të vendoset sërish, por në qytetin e Kukësit.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist Pandeli Majko, i cili thotë se kjo u realizua edhe me mirëkuptimin e Lazim Destanit, i cili është edhe dhuruesi i saj.

““Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës, do të vendoset tek rrethrrotullimi i Gostilit, në hyrje të Kukësit!

Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani (i cili është dhuruesi i saj), miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës! Albert Halili, kryetari i Bashkisë së Kukësit si protagonist i këtij procesi po koordinon punën për vendosjen e “shqiponjës”!… Mbarësi!”, shkruan Majko.

FOTO/ 'Fluturimi' drejt Veriut: U hoq nga hyrja e Tiranës para 6