AKTUALITET, 27 Nëntor 2024, 09:11

FOTO/ U shoqëruan në komisariat, deputetja e PD: Lirohen 21 protestuesit nga Lezha e Shkodra. Ndalimi i paligjshëm

FOTO/ U shoqëruan në komisariat, deputetja e PD: Lirohen 21

Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka informuar përmes një statusi në “Facebook” për lirimin e 21 protestuesve nga Lezha e Shkodra.


Metaliaj shkruan se protestuesit ishin shoqëruar në komisariatin nr.6, teksa e cilëson ndalimin e tyre të paligjshëm.

Sipas saj protesta është një e drejtë kushtetuese.

“Sapo u liruan 21 protestuesit nga Lezha dhe Shkodra që u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariatin nr. 6 .

Ndalim i paligjshëm, dhe antikushtetues në shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore!

Protesta dhe tubimi është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme që garantohet dhe mbrohet nga legjislacioni shqiptar!

Ne nuk ndalemi! Është radha jonë! ✌️✌️”, shkruan Metaliaj.

FOTO/ U shoqëruan në komisariat, deputetja e PD: Lirohen 21

FOTO/ U shoqëruan në komisariat, deputetja e PD: Lirohen 21