Desktop - General - 1
AKTUALITET, 5 Shkurt 2025, 17:00

FOTO/ Shkrumbohet makina me targa serbe, brenda saj gjenden eshtra njeriu

FOTO/ Shkrumbohet makina me targa serbe, brenda saj gjenden eshtra njeriu

Një makinë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës në Kosovë, ndërsa raportohet se brenda saj dyshohet se ka qenë edhe një person.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka thënë se makina Golf 7 ishte me targa serbe. “Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai, raporton Koha.

Prokuroria Themelore e ka konfirmuar se në veturë pati mbetje të eshtrave të njeriut. Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e mjekësisë ligjore.

FOTO/ Shkrumbohet makina me targa serbe, brenda saj gjenden eshtra njeriu