AKTUALITET, 1 Shkurt 2025, 20:57

FOTO/ Mjekësia në zi, komuniteti humb një njeri të mrekullueshëm, ndahet nga jeta doktori i njohur

FOTO/ Mjekësia në zi, komuniteti humb një njeri të

Sot, Lushnja dhe mbarë komunitet shëndetësor janë në zi. Është ndarë nga jeta një njeri i mrekullueshëm, një mjek i rrallë si Ramazan Doka.

Një profesionist i jashtëzakonshëm që nuk kurseu asnjëherë as kohën, as energjinë për të ndihmuar çdo pacient që i trokiti në derë.

Doktor Doka e përballoi me guxim dhe shpresë sëmundjen e rëndë, por në fund nuk mundi ta fitonte betejën e jetës. Zemrat e të gjithëve atyre që e kanë njohur janë të thyera nga ky lajm i trishtë.

Ramazan Doka ishte një njeri që jetoi për të ndihmuar të tjerët, i gatshëm në çdo orë të ditës dhe të natës, i palodhur në shërbim të pacientëve.

Miqtë e vet kanë reaguar në rrjetet sociale duke shprehur solidaritetin e duke u bashkuar me dhimbjen e familjarëve.

FOTO/ Mjekësia në zi, komuniteti humb një njeri të