AKTUALITET, 24 Janar 2023, 23:12

Foto/ Ish-zyrtari i lartë i arrestuar i FBI-së, i vlerësuar me medaljen “Mirënjohja e Tropojës”

Foto/ Ish-zyrtari i lartë i arrestuar i FBI-së,  i vlerësuar  me

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, i cili u arrestua një ditë më parë me akuzën për bashkëpunim me një oligark rus dhe për fshehje të marrjes së parave nga një punonjës i shërbimeve të inteligjencës shqiptare në vitin 2017 është vlerësuar me medaljen “Mirënjohja e Tropojës” në vitin 2021.

Kjo është bërë publike në atë kohë nga kryetari i bashkisë, Rexh Byberi. Sipas tij, motivacioni pas një nderimi të tillë ka qenë fakti që McGonigal ka dëshmuar një dashuri të përhershme për kombin shqiptar.

Në fotot e publikuara nga vetë Byberi shihet prezenca edhe e eksponentëve të lartë të PS, si Damian Gjiknuri apo Ardian Çela.

Foto/ Ish-zyrtari i lartë i arrestuar i FBI-së,  i vlerësuar  me

“Sot ne Tirane isha i privilegjuar veçanerisht ti dorëzoj medaljen e akorduar  “Mirenjohja e Tropojes” z.Charles McGonigal,nje ish personalitet i rendesishem me graden SAC i Agjensise me te fuqishme investigative ne glob FBI.

Z.McGonigal ka deshmuar dashuri te perhereshme per Vendlindjen dhe Kombin tone.Ne kete ceremoni shume miqesore dhe te perzemert moren pjese perveç stafit tim dhe deputetet e Kuvendit te Shqiperise zoterinjte Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.Zoti McGonigal shoqerohej si gjithmone nga miku i tij bashkeqytetari yne i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj”, shkruante Byberi ne ate kohe.

Charles McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë, por pa i raportuar ato sipas rregullave.