AKTUALITET, 5 Dhjetor 2024, 17:35

Foto/ GJKKO i ka caktuar “arrest shtëpie”, kryetari i bashkisë së Tropojës thyen masën…. bën mbledhje me stafin

Foto/ GJKKO i ka caktuar “arrest shtëpie”, kryetari i

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, ka thyer masën e arrestit të shtëpisë, të caktuar nga GJKKO. Sipas TCH, ditën e sotme ai është paraqitur në ambientet e bashkisë dhe ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e administratës, e më pas është larguar.

Ndaj Byberit GJKKO caktoi më herët masën e arrestit të shtëpisë, ndërsa akuzohet për “shpërdorim detyre”, “Prerje e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrim i pronës”!

Në Facebook, është postuar edhe një foto e tij me një prej personave që kanë marrë pjesë në mbledhje.

Sipas hetimeve të SPAK, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Byberi dhe nënkryetarin e bashkisë Abedin Kërnaja, kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 277 milionë lekësh.

Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Sipas SPAK, hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, pasi për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, dhe të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës, gjë e cila nuk ka ndodhur.